Kombëtarja shqiptare duket të ketë hedhur disi paskrahëve ndeshjen e Izraelit për të përgatitur nga dita e sotme ndeshjen e së martës me Islandën që është edhe e fundit për këtë fazë të Ligës së Kombeve.

Humbja e objektivit kryesorë që ishte vendi i parë në grup në Ligën B ku ndodhen kuqezinjtë ka ndikuar jo pak në moralin e ekipit kjo edhe për nga mënyra se si u dhurua kjo humbje. Gjithsesi, fakti që ndeshja e radhës është pranë ka bërë stafin e ekipit kombëtarë që të rikthehet përgatitjeve dhe seancave stërvitore për ndeshjen e radhës.

Veç humbjes së pikëve për takimi ndaj Islandës duket se kemi humbur edhe lojtarë, një prej tyre do të jetë Arlidn Ajeti i dëmtuar në takimin e zhvilluar në tel Aviv dhe gjendja e tij nuk duket shumë optimiste për të qenë ndë ndeshjen e së martës në kryeqytet. E njëjta gjë edhe për autorin e golit të vetëm Myrto Uzuni i cili me sforco u aktivizua pak minuta në fund aq sa la edhe shenjë ndeshjen e së shtunës, por as ndaj Islandës sulmuesi beratas nuk do të jetë në gjendje të luaj nga minuta e parë, ndërkohë që Bajrami pritet të jetë në formacionin e parë mbrëmjen e nesërme kjo si për të treguar edhe një ekip me më tepër tipare sulmuese.

Tashmë synimi i kuqezinjve do të jetë objektivi minimal për t’u renditur në vendin e dytë në një grup që pas përjashtimit të Rusisë nuk do të ketë rënie në një Ligë më poshtë, por humbja me Izrael na humbi shansin e ngjitjes në Ligën A qëp gjithashtu do të ishte një mundësi shumë e madhe edhe për kualifikimin për në europianin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA