Momentet e tmerrit kur dy avionët akrobatikë bllokohen me njëri-tjetrin para se të bien, duke vrarë të dy pilotët (fotot)

26/09/2022 16:07

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur dy avionë të vegjël aktobatikë që performonin në fluturim, takojnë dhe bllokohen me njëri-tjetrin duke u rrëzuar përtokë e duke varë të dy pilotët.

Përplasja fatale ndodhi pranë fushës ajrore Leumnitz në Gera, në lindje të Gjermanisë, paraditen e të shtunës.

Pamjet tregonin dy avionët duke fluturuar në formë paralele dhe më pas duke kryer manovra të komplikuara në ajër, kur papritur ngecën të lidhur me njëri-tjetrin.

Dy avionët bien tragjikisht përtokë dhe shpërthejnë në zjarr teksa shtëllunga të mëdha tymi ngrihen nga vendi i aksidentit.

Shërbimet e emergjencën nxituan në vendngjarje dhe zona e aksidentit u rrethua, shkruante e përditshmja gjermane Bild.

Pamjet tregonin zjarrfikësit që punonin për shuarjen e flakëve disa metra larg rezidencave të zonës Thränitz.

Një zëdhënës i zjarrfikësve konfirmoi vdekjen e dy pilotëve të identifikuar si Michael S., 42 vjeç e Dieter G., 72, të cilët ishin duke kryer manovrën e “fluturimit të pasqyruar,” ku mjeti i dytë fluturon paralel me të parin.

Dyshja raportohet se kishin vite eksperiencë dhe kishin fituar cmime në një kampionat akrobacish të avionëve të epokës në 2019.

Shkaku i aksidentit ende mbetet i panjohur teksa specialitët e aviacionit dhe policia vijojnë hetimet.

Eksperti Norman Kretschmertold tha për të përditshmen: “Deri tani nuk ka prova për defekte teknike. Nga provat e mbledhura sinjalizohet se kishte një përplasje të fortë mes krahëve të dy avionëve”.

FOTO GALERI
1/6
Në pamje shihen momentet e tmerrit kur dy avionë të vegjël akrobatikë që performonin në fluturim, takojnë dhe bllokohen me njëri-tjetrin

Top Channel