Korrupsion dhe shpërdorim detyre, lihen në burg katër zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës

26/09/2022 12:45

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë dhe la në burg 4 zyrtarët e UTB-së, të akuzuar për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën.

Sipas gjykatës, të paktën deri në përfundim të hetimeve, zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës nën akuzë për abuzime me tenderat, do të mbahen në paraburgim.

Kështu arrest me burg u caktua për Ali Rashën, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë dhe katër punonjës të tjerë të Universitetit Bujqësor, Tahir Ballgjini me detyrë përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe Ahmet Mejdani me detyrë magazinier në magazinën qendrore të UBT-së.

Lexo edhe: Detyroi magazinierin të firmosë për mallin që nuk hyri kurrë në magazinë, arrestohet drejtori i Fermës Didaktike Eksperimentale në UBT dhe tre punonjës të tjerë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA