Ilir Toska, anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese betohet para Presidentit Begaj

26/09/2022 12:17

Ilir Toska, anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit u zhvillua në Institucionin e Presidencës.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”- ishte betimi i gjyqtarit.

Presidenti Begaj i uroi suksese Ilir Toskës, në detyrën e  re të  anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja  e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë z. Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Top Channel