Ilir Toska, anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia e betimit u zhvillua në Institucionin e Presidencës.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”- ishte betimi i gjyqtarit.
Presidenti Begaj i uroi suksese Ilir Toskës, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë z. Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Top Channel