Kryesia e Partise Demokratike ka miratuar ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse.

Burime nga kryesia e PD bëjnë me dije se grupi i auditit do kalojë në skaner veprimet e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me akuzat për marrjen e parave ruse gjatë fushatës së 2017.

Mësohet se grupin e auditit që do hetojë Bashën do e drejtojë Ledina Mandia, ndërkohë anëtarë të komisionit do të jenë, Florion Mima, Edmond Spaho, Aldo Bumci dhe Enno Bozdo.

Hetimi vjen pas publikimit të raportit amerikan mbi financimet ruse në partitë politike në disa vende, ku në Shqipëri përmendej se PD kishe marr plot 500 mijë dollarë në 2017, kohë kur partia drejtohej nga Lulzim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA