E reja humbi jetën pas arrestimit në Iran, avokatja: Vrasja është nxitur politikisht, protestat janë të stisura

26/09/2022 14:32

Avokatja Migena Balla ka folur ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ku ka treguar më shumë detaje nga vdekja e 22-vjeçares në Iran.

Si një grua që ka jetuar në Iran, ajo deklaroi se vrasja është nxitur politikisht, pasi gratë në Iran punësohen dhe lëvizin pa probleme.

“Ka plot shtete në botë që janë demokratike dhe nga ana ligjore funksionojnë me ligje. Kanë rolin e tyre mollahët. Çdo ligj që miratohet atje kalon fillimisht nga Këshilli i Fesë, Vrasja është e nxitur politikisht. Gratë në Iran janë punësohen gjenden në parlament, janë kudo”, u shpreh avokatja.

Në mediat e huaja kanë dalë deklarata të të afërmve të viktimës, duke akuzuar autoritetet se kanë ushtruar dhunë, gjë e cila sipas Ballës nuk është e vërtetë dhe familjarët e saj janë blerë.

“Familjarët e saj janë blerë. Pasi asaj i ka rënë të fikët në momentin që është arrestuar dhe pastaj ka rënë në koma. Por kur u dhunua ajo. Këto protesta janë të stisura. Prerja e flokëve ishte dënim mesjetar nga kisha në momentin që ato zbuloheshin (hiqnin shaminë)”, tha avokatja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA