‘The Fortune Pink’, një gur i çmuar jashtëzakonisht i rrallë, del në ankand në Gjenevë më 8 nëntor, ku pritet të shitet për gati 35 milionë dollarë.
I llogaritur për më shumë se 18 karat, guri i çmuar me ngjyrë të mrekullueshme është praktikisht diamanti më i madh rozë në formë dardhe që është ofruar ndonjëherë për shitje, sipas shtëpisë së ankandeve Christie.
“Është një gur jashtëzakonisht i rrallë, i bukur i veçantë prej 18 karatësh. Ai do t`i sjellë padyshim fat pronarit të ri. Ëshgtë e vështirë të gjesh një diamante kaq të gjallë të themi, në ngjyrë rozë të kësaj madhësie”- u shpreh Angela Berden, specialist e Christie`s.
“Vlera e tij llogaritet të mbërrijë nga 25 deri në 35 milionë dollarë.Ne kemi diamante nga më të ndryshmit, në ngjyrë të çelura, në ngjyra më të gjalla e untensive, por ngopja e këtij guri është shumë e fortë. Dhe një diamante me një ngjyrë të tillë kaq të gjallë është e vështirë ta gjesh në natyrë”- shtoi ajo.
Diamanti është saktësisht 18.18 karatë, e ky konsiderohet një numër me fat në Azi, pasi nënkupton bollëkun, ndaj pritet që kërkesa për të të jetë e lartë.
Top Channel