“Bashkohuni me protestën”/ Mbyllja e Kolegjit, Berisha: Rama po drejton vendin nga Lindja

26/09/2022 14:37

Sali Berisha nuk e ka ende një datë se kur  do të nisin protestat e opozitës  kundër  Edi Ramës, por ndërkohë ai ftoi qytetarët t’i bashkohen revoltës së nxënësve te kolegjit “Mehmet Akif”, që sot protestuan poshtë zyrës së Kryeministrit.

“Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës të bashkohen me nxënësit e kolegjik ‘Mehmet Akif’. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit në këtë vend”, tha Berisha.

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me vendimmarrjet e tij po orienton vendin drejt lindjes.

Ky është një gënjeshtar i lindur. Që për të zbatuar urdhrat e verbëra të presidentit të Turqisë shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij”.

Teksa fajëson Ramën për miqësinë e tij me Erdogan, Berisha u kërkon shqiptarëve të marrin shembullin e fqinjit tonë Italisë që zhvendosi qeverisjen e vendit djathtas:

Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut. Por Georgia Meloni është një euroatlantiste  e  vendosur”.

 

Top Channel