Zviceranët kanë votuar në favor të zgjatjes së moshës së pensionit për gratë në 65-vjeç, një votim i shënuar nga ndarje të thella midis kantoneve gjermano-folëse me mendje reformuese dhe kantoneve të tjera në vend.
Për reformën votuan 50.6 për qind e votuesve, sipas rezultateve përfundimtare.
Në të njëjtën kohë, nisma, rezultati i së cilës supozohej të ishte ndalimi i mbarështimit intensiv të blegtorisë, u hodh poshtë me 63 për qind të votave.
Votimi për kufirin e moshës 65-vjeç për femrat pritet të “stabilizojë” sistemin zviceran të sigurimeve pensionale, i cili është nën presion të madh për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe faktit që gjenerata e ashtuquajtur baby-boom po i afrohet pensionit.
Pjesa më e diskutueshme e reformës nënkupton që gratë, ashtu si burrat, punojnë deri në moshën 65-vjeç për një pension të plotë, i cili është një vit më i gjatë se sa parashikon sistemi aktual i pensioneve.
Partia Socialiste vlerësoi se vota për pensionimin e mëvonshëm të grave “nuk është vetëm një hap prapa në aspektin e barazisë, por një shuplakë për të gjitha gratë” dhe paralajmëruan protesta për nesër në Bernë ku do të dënojnë rezultatin e referendumit.
Top Channel