Ish-presidenti Ilir Meta ka zbardhur të tjera detaje nga takimi i zhvilluar dy ditë më parë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Teksa tha se me SHBA ka marrëdhënie të shkëlqyera, Meta tha se me zonjën Kim zhvilluan një bisedë shumë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese.
I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij ndaj Sali Berishës si i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Meta tha se mendimin e tij ia tha ambasadores Kim, se vendimi u mor si faturim i veprave të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Ai tha se vendimi i SHBA pati edhe anë pozitive, pasi Lulzim Basha u largua nga drejtimi i PD, megjithëse theksoi se nuk ishte vendim i merituar.
“Mund t’ju them se marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë janë dhe do të mbeten të shkëlqyera. Në plotësimin e detyrimeve tona, s’do ndodhte pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, bashkëpunuese.
Unë mund t’ju them çfarë i thash zonjës ambasadore. Thash mendimin tim për çështjen e shpalljes ‘non grata’ të Berishës. Kjo është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Vendimet që ata kanë marre bashkë, bojkotet, falja e pushtetit vendor.
Ky vendim i SHBA nuk kemi pse ta diskutojmë. Unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilin nuk jam dakort. Por pa një vendim të tillë do kishim ende Lulzim Bashën në krye. Nuk bëjmë dot zgjedhje mes SHBA e Berishës, kemi programin tonë si PL është 100% i pavarur edhe nga PD. Ne I qëndrojmë programit tonë, për të përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i NATO-s. Për këto çështje shohim partneritet me PD. Jemi tërësisht të bindur që PD është një parti e përkushtuar për tju përmbajtur këtyre qëllimeve”- tha Meta në konferencën për shtyp.
Top Channel