Mund të jetë thjesht çsshtje fati dhe rastësie, megjithatë nëntë ndeshje nuk janë pak dhe nënta nuk është një numër për t’u anashkaluar nga trajnerët Erik ten Hag të Manchester United dhe Gareth Southgate te Anglia.
Për çfarë bëhet fjalë? Janë plot nëntë ndeshje radhazi mes klubit dhe kombëtares që Harry Maguire i starton titullar, por në fund të ndeshjes skuadra ku ai bën pjesë del e mposhtur nga fusha. Në Angli, tashmë mbrojtësin po e konsiderojnë si një “mace të zezë” dhe si tersin e një ekipi ndërsa gafat e tij të dukshme në shumë raste kanë penalizuar sidomos United.
Ndërkohë, sa herë Maguire e ndjek një ndeshje nga stoli, atëherë “Djajtë e Kuq” dhe “Tre Luanët” fitojnë dhe nuk vuajnë në fushë. Në këtë formë, trajnerët Ten Hag dhe Southgate janë të paralajmëruar dhe nëse kërkojnë suksesin, atëherë ndoshta duhet të sakrifikojnë Maguire.
Top Channel