Berisha: Revoltë kundër Skavicës. Projekt i Enver Hohës që kërkon ta bëjë Rama. Zhduk 40 fshatra

24/09/2022 12:40

Kërcënimet se do anulojë  projektin amerikan të hidrocentralit të Skavicës kur demokratët të vijnë në pushtet, Sali Berisha i coi  në një tjetër nivel. 

“Kundërshtimi i vetëm i Skavicës është popullor.” 

Në komunikimin e parë on-line me qytetarët,  Ernest Dibra e pyeti për zgjidhje përmes rrugëve  institucionale për Skavicën, por  Berisha  duket se ka plane te tjera.

I ulur në karrigen  e kryeopozitarit pasi largoi Lulzim Bashën, Sali Berisha është i bindur se për t’u ulur në karrigen  kryeministrore të Edi Ramës i duhet të presë edhe 3 vite kur të vijnë zgjedhjet parlamentare.  Ndaj zgjidhjen e sheh tek revolta.

“Institucionet e këtij vendi janë në dorë të një njeriu. Shqipëria është diktaturë e një partie. Kështu që ideja e kundërshtimit institucional të Skavicës është për fat të keq, fiktive. Këtu mbetet një mobilizim popullor që asnjë kompani mund të mendojë se mund të ndëshkojë Dibrën me projekte të Enver Hoxhës, të zbatuar nga pasardhësi i tij, Edi Rama.”

Berisha u pyet edhe për  takimin e  Yuri Kim dhe Ilir Metës. Për herë të dytë që kur  pak ditë  më parë për mbylljen e hetimeve ndaj Bashës për paranë ruse, e kurseu ambasadoren amerikane, sot me një fjali i ngacmoi të dy: Yuri Kim e quajti të afërt me Ilir Metën, dhe Ilir Metën të afërt me veten.

“Takim normal i ambasadores se shteteve te bashkuara me nje partner të Partisë Demokratike”

Top Channel