Qendrat e votimit në Itali përgatiten për zgjedhjet legjislative të së dielës (fotot)

24/09/2022 20:53

Kutitë e votimit kanë mbërritur, ndërsa fletët dhe zarfet po numërohen dhe vulosen për konfirmim, thonë zyrtarët zgjedhorë në Milano të Italisë.

Qendrat e votimit po përgatiten për zgjedhjet legjislative mes pakënaqësisë, krizës ekonomike dhe energjitike të përkeqësuara nga lufta në Ukrainë.

Fushata elektorale e shkaktuar nga rënia e kryeministrit teknik Draghi në korrik, u mbyll zyrtarisht dje.

Sondazhet e rrjeteve kryesore italiane thonë se koalicioni i djathtë pritet të fitojë, por indiferentizmi i votuesve është gjithashtu një shqetësim për klasën politike.

Votuesit e pyetur nga rrjeti AFP në Romë thanë sot se nuk ishin të sigurtë nëse Fratelli d’Italia do të fitojnë e do të krijojnë qeverinë.

“Mendoj se nga ato që ka thënë Giorgia Meloni për të drejtat e të rinjve dhe grave, nuk jemi duke bërë përpara,” tha studentja 27 vjeçare Maria Tasca.

“Kemi nevojë për ndryshim, megjithse problemet nuk largohen me një zgjidhje magjike”, tha 75 vjeçari Dante, pronar i një dyqani të vogël.

Meloni është në koalicionin e djathtë të partisë së Matteo Salvini, Lega dhe me Forza Italia të tre herë ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Ajo e përshkruan veten si një “nënë kristiane” dhe fajëson të majtën për problemet aktuale të Italisë si “krimi, përdhunuesit apo mafia”.

Shanset e partive të tjera tradicionale janë më të vogla teksa sfiduesit kryesorë nga e majta e politikës janë Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yje.

FOTO GALERI
1/6
Kutitë e votimit kanë mbërritur, ndërsa fletët dhe zarfet po numërohen dhe vulosen për konfirmim, thonë zyrtarët

Top Channel