Prezantuesi amerikan vdes në tentativën e masakrës me 4 të plagosur nga i ftuari në shtëpi (fotot)

24/09/2022 16:58

Një prezantues radiofonik në Detroit ka humbur jetën në një tentativë vrasje-vetëvrasjeje nga një i ftuar në shtëpinë e tij, ku gjithashtu mbetën të plagosur katër persona.

Prezantuesi 57 vjeçar Jim Matthews, i stacionit WWJ-AM, u vra dje në  Chesterfield Township, Michigan, njoftonte stacioni i tij radio.

E dashura e tij 35 vjeçare dhe dy fëmijët e tij 5 e 10 vjeç, u shtruan në spital pas incidentit teksa një i dyshuar 54-vjeçar tentoi të vriste veten, raportonte rrjeti Detroit Free Press.

Vrasësi i dyshuar ishte një vizitor i shpeshtë në shtëpinë e Matthews dhe kishte ardhur në shtëpi disa orë para sulmit të rëndë që ndodhi rreth mesditës, raportohet se ka thënë policia vendase.

Personi i paidentifikuar kishte plagosur gruan, e cila kishte arritur të dilte bashkë me vajzën 5 vjeçare dhe të njoftonte policisë, njoftonin autoritetet.

Gruaja e plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë ndërsa vajza e vogël është në gjendje të stabilizuar.

Kur mbërriti policia, gjeti Matthews të vdekur dhe djalin 10-vjeçar të plagosur rëndë, i cili ishte i lidhur ne nje dollap dhe vuante nga një goditje me mjet të fortë, raportonte policia.

Ndërsa i dyshuari i ngjarjes u gjet në bodrum me plagë të shkaktuara vetë, dhe sipas mediave në mbidozë drogash.

Nuk është ende i qartë motivi i sulmeve ndërsa policia tha se hetimet vazhdojnë me marrjen në pyetje të autorit të dyshuar që është në gjendje të stabilizuar.

Prezantuesi i ndjerë ishte një njeri familjar që raportonte lajmet me pasion, shkruante rrjeti i tij  WWJ-AM.

“Ai ishte një njeri profesionist dhe i dedikuar në punën dhe te dëgjuesit e tij”, shkruante stacioni”.

Hetimet vazhdojne.

FOTO GALERI
1/5
Prezantuesi 57 vjeçar Jim Matthews, i stacionit WWJ-AM, u vra dje në Chesterfield Township

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA