Dy automjete janë përfshirë në një aksident këtë paradite në aksin Lezhë-Shkodër.

Një makinë tip fuoristradë dhe një Golf janë përplasur në vendin e quajtur Dajç, për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shoferët. Nga goditja e fortë, fuoristrada ka përfunduar në parcelën anësh rrugës.

Një ditë më parë, një tjetër aksident ndodhi në aksin Lezhë-Milot, ku për pasojë mbetën të plagosur tre persona. Dy mjete u përplasën “kokë më kokë” me njëra-tjetrën pranë fshatit Tresh. Njëra prej mjeteve u zhvendos disa metra matanë rrugës.

Po një ditë më parë, një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ndodhi në autostradën Laç-Lezhë afër mbikalimit të Patokut.

Disa ditë më parë, një makinë humbi kontrollin dhe përfundoi e përmbysur në anë të parcelës, duke lënë të plagosura dy vajza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA