Formacioni kundër Izraelit/ Mbrojtja është plotësuar. Në sulm Cikalleshi dhe Broja

24/09/2022 15:25

Mbrëmjen e sotme përfaqësuesja kquezi do të zbresë në fushë për një ndeshje mjaft të rëndësishme për objektivin që është kryesimi i grupit në ligën e Kombeve.

Përballë tyre janë pikërisht kryesuesit aktual të Izraelit të cilët pas 3 ndeshjesh kanë 5 pikë, por që ashtu si ne edhe për ta ka mungesa të rëndësishme duke filluar nga dy sulmuesit Eran Zahavi dhe Monas Dabbur, të cilët nuk do të jenë në këtë përballje, por as Manor Solomon, sulmuesi që shënoi dy golat ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë.

Nga ana tjetër lojtarët që ka në dispozicion për këtë grumbullim kanë detyruar Edoardo Rejën që të ndryshojë edhe skemë, nga 3-5-2 në 4-3-2-1-, gjë që e ka bërë pak herë për të mos thënë asnjëherë zyrtarisht që nga koha kur ka marrë drejtimin e kuqezinjëve.

Repati i mbrojtjes pa dy shtyllat kryesore Gjasulën dhe Kumbullën do të plotësohet me Ardian Ismajlin dhe Frederik Vesiln ndërkohë që krahët janë deri diku të stabilizuar me Hysajn nga e majta dhe Balliun nga e djathta.

Në mesfushë titullarë pritet të luajnë Gjasula, Asllani e Abrashi, ndërsa Nedim Bajrami do të luajë pas dyshes sulmuese Sokol Cikalleshi-Armando Broja, Uzuni edhe pse është i gatshëm, nuk është në gjendje optimale për ta filluar lojën nga minuta e parë.

Me Bajramin dhe Asllanin njëkohësisht në fushë, loja e kuqezinjve do të ketë më shumë fantazi, por duhet pasur shumë kujdes në fazën mbrojtëse.

Ndeshja e mbrëmjes së sotme në Tel Aviv do të startojë në orën 21:45 me orën lokale të Izraelit dhe 20:45 me orën tonë, e gjitha do të trasmetohet drejtërdrejtë në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA