Avioni i mallrave përfundon me hundë në ujë pas uljes defektoze në aeroportin e Montpellier (foto-video)

24/09/2022 15:48

Në disa pamje të pazakonta të publikuara sot një avion mallrash që fluturonte nga Parisi drejt jugut të Francës nuk arriti të ndalonte në pistën e aeroportit dhe përfundoi me hundën e ngulur në ujin e liqenit aty pranë.

Aeroporti francez i Montpellier në brigjet e Mesdheut, është mbyllur deri në zgjidhjen e situatës.

Grupe e shpëtimit nxorrën tre njerëz nga avioni i tipit Boeing 737 të cilët shpëtuan pa u lënduar nga aksidenti i mëngjesit të sotëm.

Avioni i linjave West Atlantic kishte fluturuar nga aeroporti Charles de Gaulle drejt Montpellier por fluturimi kishte pasur probleme dhe rrjedhimisht avioni arriti të ulej por duke tejkaluar pistën e duke përfunduar me hundën në ujin e liqenit pas saj.

Grupe franceze të hetimeve ajrore kishin ardhur në vendngjarje, teksa aksidenti kishte shkaktuar vonesa në fluturimet e pasagjerëve nga Parisi drejt jugut të vendit.

FOTO GALERI
1/6
Në disa pamje të pazakonta të publikuara sot një avion mallrash që fluturonte nga Parisi drejt jugut të Francës nuk arriti të ndalonte në pistën e aeroportit

Top Channel