Rriten tensionet më Kinën, Japonia miraton buxhetin rekord për mbrojtjen
Në disa pamje të pazakonta të publikuara sot një avion mallrash që fluturonte nga Parisi drejt jugut të Francës nuk arriti të ndalonte në pistën e aeroportit dhe përfundoi me hundën e ngulur në ujin e liqenit aty pranë.
Aeroporti francez i Montpellier në brigjet e Mesdheut, është mbyllur deri në zgjidhjen e situatës.
Grupe e shpëtimit nxorrën tre njerëz nga avioni i tipit Boeing 737 të cilët shpëtuan pa u lënduar nga aksidenti i mëngjesit të sotëm.
Avioni i linjave West Atlantic kishte fluturuar nga aeroporti Charles de Gaulle drejt Montpellier por fluturimi kishte pasur probleme dhe rrjedhimisht avioni arriti të ulej por duke tejkaluar pistën e duke përfunduar me hundën në ujin e liqenit pas saj.
Grupe franceze të hetimeve ajrore kishin ardhur në vendngjarje, teksa aksidenti kishte shkaktuar vonesa në fluturimet e pasagjerëve nga Parisi drejt jugut të vendit.
Top Channel