Zbardhja e fatit të Ervis Martinajt, megjithse ishtë një ndër detyrat e para që kryeministri Edi Rama I ngarkoi drejtorit të ri të Policisë, është ende enigmë.
Në një dalje për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku,tha se kjo çështje po hetohet por ende nuk ka prova.
“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova”
Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i brendshëm Bledar Çuçi.
“E kemi thënë, ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa patur prova.
I shpalluri në kërkim prej Spak Ervis Martinaj humbi kontaktet me familjen e cila më 10 gusht bëri denoncim në policinë e Lezhës.
Çështja po hetohet nga prokuroria e Kurbinit. Megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj nga denoncimi i familjarëve as policia dhe as prokuroria nuk i ka vënë një emër kësaj zhdukje në këmi të bëjmë më një vrasje apo me një inskenim.
Top Channel