Nëse po kërkoni të kujdeseni për shëndetin tuaj në mënyrën e duhur është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin dhe të dini nivelet e kolesterolit të mirë dhe të keq në gjakun tuaj.
Nëse nivelet e kolesterolit në gjak nuk janë në ekuilibrin e duhur, pra nëse nivelet e kolesterolit të keq janë më të larta, kjo mund t’ju vërë në rrezik për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.
I njohur ndryshe edhe si dhjami rreth barkut, ai është një tregues se nivelet e kolesterolit në gjakun tuaj mund të jenë të larta.
Ndërtimi i pllakave në arteriet tuaja mund të shkaktojë dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen.
Kjo është simptoma më e zakonshme që vihet re tek pacientët me sëmundjet e zemrës.
Gungat e verdha në lëkurë mund të jenë shenjë e kolesterolit të lartë. Ajo që ndodh është se depozitat yndyrore fillojnë të grumbullohen dhe të rriten nën lëkurë, duke krijuar gunga në sipërfaqe.
Të qenurit mbipeshë ose obez është një faktor që lidhet me rritjen e niveleve të kolesterolit të keq.
Në këtë rast humbja e peshës duhet të ndihmojë në uljen e kolesterolit, si edhe të rrezikut për sëmundje të tjera të lidhura me obezitetin siç është diabeti.
Shpesh, një nga faktorët më të mëdhenj që përcakton nivelet tuaja të kolesterolit janë gjenet tuaja.
Mënyra se si gjenet ndikojnë tek kolesteroli është mjaft e ndërlikuar, por mund të të thuhet me siguri se kolesteroli i lartë ka tendencë të jetë diçka gjenetike.
Për shumicën e njerëzve, testimi gjenetik nuk është i nevojshëm ose i dobishëm nëse nuk kanë nivele shumë të larta të kolesterolit.
Dhe për shkak se gjenet janë diçka që ne nuk mund ta ndryshojmë, medikamentet janë mjeti më i rëndësishëm për trajtimin e kolesterolit të lartë.
Top Channel