Refugjatja ukrainase që joshi pronarin e kompanisë të linte familjen, ishte modele për bikini para se të vinte në Britani (fotot)

23/09/2022 15:37

Në pamje shihet modelja amatore ukrainase e cila raportohet se joshi pronarin e kompanisë britanike ‘Wonga’, Haakon Overli të linte gruan e fëmijët e tij, pasi e pranuan në shtëpi si refugjate nga lufta.

E përditshmja Daily Mail shfaqte sot fotot e 39 vjecares Mariia Polonchuk që sipas tyre tregoi një fytyrë ndryshe nga nëna e tre fëmijëve që më herët kishte shkruar një libër gatimi në Ukrainë.

Më herët rrjeti britanik raportonte se Mariia kishte nisur një marrëdhënie me milionerin 52-vjeçar Overli pasi u largua nga lufta në Ukrainë me djemtë e saj, dhe u vendos në vilën 3 milionë paundëshe të Overli në rajonin Surrey.

Pak pas mbërritjes në Britani, Mariia shihej gjithashtu në foto me deputetin e zonës dhe ish-ministrin e shëndetësisë Jeremy Hunt, i cili shkruante: “Gëzohem që u takova me ukrainasen që pritet në familjen vendase, e cila organizoi një festë të vogël për ta”.

Ndërsa ish-partneri i Mariia, Andrey Sheldunov babai i tre fëmijëve të saj, punon ende si fotograf në Kiev i specializuar në portrete dhe nudo, sikurse ka punuar më parë me Mariia në modelimin e veshjeve të banjës.

Të dhënat e saj në rrjetet sociale tregojnë se ajo është ‘natyrale’ para kameras, duke u rrotulluar në mënyrë joshëse në rërë, ose duke dalë nga uji në plazh.

Nuk është e qartë nëse ajo dhe Andrey janë martuar, por janë partnerë prej kohësh teksa kanë bashkë fëmijët Grigory, 18 vjeç, Maxim dhe 12-vjecarin Korney që mbajnë mbiemrin e tij.

Andrey ka qenë gjithashtu bashkëautori i librit të gatimit me Mariia dhe duket se kishin një jetë të rehatshme para luftës, me foto pushimesh në vendndodhje të ndryshme.

Djali i tyre Korney është i talentuar në violinë dhe mëson në një shkollë të shtrenjtë prej moshës gjashtë vjeçare.

Ndërsa biznesmeni Overli, ish kreu i kompanisë së falimentuar të huave Wonga, llogaritet se zotëron rreth 5 milionë paundë dhe ka lobuar me qeverinë për pranimin e refugjatëve ukrainas.

Ardhja e Polonchuk në Britani duket se i ka kursyer gjithashtu shërbimin ushtarak djalit të saj 18 vjeçar.

Disa javë pasi familja u bashkua me atë të milionerit 52 vjeçar Overli, ky i fundit u largua nga shtëpia bashkë me familjen e re refugjate, duke lënë prapa gruan Imogen, 46 vjeçe dhe fëmijët e tyre që janë në moshë shkolle. /DailyMail/

FOTO GALERI
3/7
Më herët rrjeti britanik raportonte se Mariia kishte nisur një marrëdhënie me milionerin 52-vjeçar Overli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA