Financimet ruse/ Berisha-Bashës: Mos mendo se kalohet me mbrojtjen që të bën Edi Rama, do dalësh të japësh llogari para shqiptarëve

23/09/2022 12:50

Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të japë llogari para shqiptatrëve për financimet ruse ndaj Partisë Demokratike. Berisha tha se asnjë qindarkë nga këto financime nuk është investuar në PD.

Sipas Berishës ky problem nuk mund të mbyllet me mbrojtjen që Rama i bën Bashës , pasi ky I fundit duhet të dakë e të thijë se ku i ka marrë paratë.

Sali Berisha: A janë këto dëshmi të lidhjeve direkte apo indirekte këtë nuk mund ta them. Mos harroni deklaratën që bëri dje se ai (Rama) e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky? Edhe sot i them Lul Bashës; ‘mos kujto se mbyllet ky problem. Duhet të dalësh tu thuash shqiptarëve që tani që ka një raport me të dhëna konkrete mos mendo se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama. Nëse thotë jo le të dal të thotë se ku I ka marrë paratë. Dolën aty dhe thanë se Yuri Kim do dalë dhe do përgënjeshtrojë raportin . Këto janë të turpshme e ndodhin vetëm në një vend ku ekziston krimi e sistemi nuk funksionon.

Sa i përket auditit, Berisha tha se së shpejti do të fillojë punën për veprimin e papërgjegjshëm të Bashës.

Çfarë po ndodh me auditin që keni premtuar dhe në ç’fazë është?

Auditi do të fillojë shpejt punën. Asnjë qindarkë nga këto para nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë në arkën e PD-së. Në këtë kontekst unë e quaj me të drejtë një veprim të papërgjegjshëm të Lulzim Bashës.

Top Channel