Ekzekutimi i vrasësit nga Alabama braktiset në minutën e fundit pasi zyrtarët nuk i gjenin dot venat (fotot)

23/09/2022 17:13

Një burrë nga Alabama, SHBA që duhet të ekzekutohej dje, është ende gjallë pasi zyrtarët nuk arrinin të gjenin venën e duhur të injeksionit para afatit të mesnatës që parashikon procedura.

57 vjeçari Alan Miller, është dënuar me vdekje në 1999 për vrasjen e tre kolegëve të tij në vendin e punës, dhe tashmë është kthyer në qelinë e tij pas marrjes së vendimit nga zyrtarët rreth orës 23:30.

Komisioneri i burgjeve në Alabama, John Hamm tha se ekzekutimi ishte ndaluar pasi ata nuk mund të kryenin në kohë injektimin fatal që ekzekutimi të përfundonte në datën e caktuar.

Kjo erdhi pasi venat e të dënuarit nuk mund të llogariteshin në përputhje me protokollin, tha  Hamm.

Miller kishte shpjeguar dhe më parë se kishte fobi nga gjilpërat.

Por vetëm disa orë më parë ai kishte ngrënë vaktin e fundit të ushqimit me bërxhollë, proshutë, djathë amerikan, parate të skuqura, salcë shoqëruese molle, makarona, mollë e lëng portokolli.

Zyrtarëve të burgut u ishte njoftuar aprovimi i ekzekutimit nga gjykata rreth orës 21.20 teksa familjarët, zyrtarët e media sihin drejtuar për te dhoma e ekzekutimit.

Miller ne fakt kishte kerkuar të ekzekutohej me “hipoksi azoti”, që bëhet me anë të thithjes së helmit në mushkëri dhe mbytjes. Kjo nuk ishte përdorur më parë në SHBA, por ishte miratuar nga vetë Miller në një dokument të tre viteve më parë, pasi nuk përdorte gjilpëra.

Por zyrtarët thanë se nuk gjenin dot më dokumentin dhe iu kthyen alternativës me injeksion fatal.

Miller, shofer shpërndarjeje, u dënua me vdekje pasi vrau kolegët Lee Holdbrooks e Scott Yancy në një biznes në Birmingham, SHBA, sipas prokurorëve.

Ai më pas shkoi dhe vrau dhe drejtuesin Terry Jarvis në një biznes ku Miller kishte punuar më parë. Të gjithë viktimat ishin qëlluar disa herë, ndërsa Miller u kap nga policia pas një ndjekjeje në autostradë.

Në gjyq u tha se Miller besonte se viktimat po përhapnin thashetheme për të, duke përfshirë dhe fjalë se ishte homoseksual.

Një psikiatër tha se Miller vuante nga disa gjendje mendore, por jo aq që të mjaftonin për t’u përjashtuar nga dënimi.

Dy apelime të dënimit u refuzuan.

Megjithse Alabama ka autorizuar ekzekutimin me hipoksi azoti, metoda nuk është përdorur ende.

Ekzekutimi kryhet duke detyruar të burgosurin të marrë frymë vetëm azot, duke ndaluar oksigjenin.

Metoda e re duket se është aprovuar pas mungesës së lëndëve kimike bazë për injeksionet e ekzekutimit nga grupet farmaceutike.

FOTO GALERI
5/5
Disa orë më parë ai kishte ngrënë vaktin e fundit të ushqimit me bërxhollë, proshutë, djathë amerikan, parate të skuqura, salcë shoqëruese molle

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA