Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, gjatë konferencës së sotme në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, është shprehur se Shqipëria ka bërë shumë hapa para, por ka ende gjëra për tu përmirësuar.
Ajo u shpreh se se marrëdhëniet mes dy vende kanë përparuar shumë 31 vitet e fundit dhe se SHBA-ja do të jetë gjithmonë krah Shqipërsë për ta mbështetur atë.
“31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria të ishte e ulur ngjitur me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së, të ishte pjesë e NATO-s, kjo sigurisht që kërkoi sakrificë shumë të madhe nga populli e qeveria. Ne jemi këtu të themi se ne jemi me ju e ju jeni me ne gjatë gjithë kohës.”– tha Kim.
Top Channel