Sulmet kibernetike/ Salianji: Shqipëria dështoi! Balluku: Asnjë e dhënë nuk është zhdukur nga sistemi

22/09/2022 12:39

Sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare në vend, si edhe ndaj sistemit TIMS, ka shkaktuar debat mes deputetit të PD, Ervin Salianji dhe zv/ kryeministres Belinda Ballaku.

Për deputetin demokrat sistemi dështoi pasi hakeri ka qëndruar për 14 muaj në të pa u vënë re.

“Ka dështuar sistemi. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri që ka hyrë nga Irani. Hakerimi ka nisur në maj, pasi qeveria u ka lehtësuar me të gjitha të dhënat personale që u përdorën për patronazhim. A ka ndonjë përgjegjës këtu. Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur, por nuk mund të kalojë pa një përgjegjës. Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik.’-tha Salianji ndërsa shtoi se vendet e tjera e përballuan sulmin, Shqipëria dështoi.

Por për zv/kryeministren Balluku sulmi ka qenë I paprecedentë dhe ka patur për qëllim zhdukjen e të dhënave.

“Asnjë e dhënë nuk është zhdukur nga sistemi, këtë ka thënë kryeministri. Ky sulm ka pasur për synim fshirjen e të dhënave dhe nuk ia kanë dalë. Zero Clear, fjkti që sot të gjitha të dhënat vijojnë të jenë tregojnë që pavarësisht sulmit nuk ia kanë dalë të fshinin sistemet tona. Çfarë kërkojmë nga opozita. Kërkojmë që mos të përdorë këtë moment, mos ta përdorë për abuzime dhe goditje narrative. Të kemi mundësi të shikojmë disa nga aktet ligjore sa i përket mbrojtjes kibernetike. Së shpejti do të vijojmë me komisionet parlamentare. Doni të përfitoni nga një situatë. Shqipëria është në një sulm të një shteti që i ka edhe mundësitë financiare dhe kapacitetet për t’ia dale.” -theksoi Balluku.

Deklarata ka sjellë sërish reagimin e demokratit Salianji i cili u shpreh se qeveria kaa dështuar “i kanë rënë pantallonat deri në fund të këmbëve”.

‘Agresioni është në të gjitha vendet e NATO-s dhe Kosova, po ata e kanë përballuar jo si Shqipëria. Asnjë shteti nuk i kanë rënë pantallonat si Shqipërisë, se vendi ynë e ka mendjen të propaganda’- vijoi Salianji.

Top Channel