Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë pozuar krah presidentit të  SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

“Fotoja e ditës” shkroi kryeministri Rama në Facebook teksa postoi foton nga New York.

Foto me çiftin Biden ka realizuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”- shkroi Osmani në Facebook.

Liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të Joseph Borrell ndodhen në Neë York në kuadër të javës së takimeve diplomatike të OKB-së.

Top Channel