Qindra të arrestuar në protestat anti-luftë në Rusi/ Qytetet ngrihen kundër mobilizimit ushtarak (fotot)

22/09/2022 15:22

Policia me helmeta të zeza tërhiqte mbrëmë protestues kundër mobilizimit ushtarak të shpallur nga presidenti Putin, teksa mijëra njerëz kundërshtonin zgjerimin e frontit të luftës në Ukrainë.

Më shumë se 1,000 njerëz janë arrestuar në protestat e rreth 30 qyteteve në të gjithë Rusinë, duke përfshirë qendrat Moskë e Shën Petersburg, ku njerëzit shprehnin zemërimin e tyre ndaj urdhrit për mobilizimin e rreth 300,000 rezervistëve.

Në pamjet e postuara në media shiheshin aktivistë që përlesheshin me forcat e sigurisë dhe më pas merreshin me forcë nga sheshet.

Demonstruesit brohorisnin slogane anti-luftë, kërkonin që Putin të shkonte vetë në frontin e Ukrainës ose deklaronin se ‘nuk donin të vdisnin për të’.

Në lryeqytetin Moskë 303 u raportuan të arrestuar ndërsa në ish-kryeqytetin imperial Shën Petersburg 279 u morën në paraburgim, 40 u raportuan të arrestuar në Jekaterinburg, qyteti në lindje të maleve Urale.

Me zgjerimin e protestave shumë burra raportohej se kërkonin të largoheshin nga vendi prej frikës së kufijtë mund të mbyllen së shpejti.

Vendimi pë rmobilizimin ushtarak është i pari në vend që prej Luftës së Dytë Botërore.

Video që qarkullonin në rrjetet sociale tregonin njerëz që marshonin në Moskë me brohorima “Jo luftës”.

Zemërimi shihej në rrjetet sociale ruse ku një fjalë e re ishte shpikur për situatën – ‘Mogilisation’, prej fjalës ruse ‘Могила’ [Mogila] – që do të thotë “varr”, çka krahasonte mobilizimin ushtarak me vdekjen.

FOTO GALERI
10/15
Protestuesja kunder mobilizimit ushtarak ne Moske

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA