Produktet ushqimore të skaduara, drejtoresha e AKU: Së shpejti sistem i digjitalizuar që gjurmon bizneset

22/09/2022 17:56

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po sheh mundësinë për një sistem të digjitalizuar që mund të gjurmojë produktet ushqimore të bizneseve.

Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e AKU, Jeta Deda në një intervistë për “Zona zero” në Top Neës. Ajo tha se ky sistem do të ndihmojë në kontrollimin e produkteve ushqimore, sidomos datës së skadencës. Deda tha se plani po merr kohën e vet, pasi kjo do të kishte kosto edhe për biznesin.

“Ka pasur raste të produkteve të skaduara dhe janë ndjekur penalisht. Edhe vetë operatorët duhet ta kuptojnë që kur AKU merr masa për produktet me skadencë nuk mund të mbyllë sytë në rast shkeljeje. Në po shohim mundësinë për digjitalizimin e sistemit të gjurmimit. Kjo për të detyruar një pjesë të operatorëve të kenë një sistem të gjurmueshëm. Kjo po merr kohën e vet se do ketë kosto edhe për biznesin. Po e mendojmë këtë si mundësi. Ne nuk analizojmë vetëm lavaboratorët tanë. Në mungesë të kapaciteteve tona, kemi marrëveshje me laboratorë ndërkombëtar”- tha Deda.

Sa i përket rastit të fundit me salsiçet “Wudy” ku u konstatua një bakter që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut, Deda tha se qytetarët nuk duhet të panikosen.

“Apeli për qytetarët, të mos panikosen. Njoftime të tilla janë normale dhe nuk thonë të mos konsumohen produktet e këtij lloj brendi, por thonë vetëm për ato lote dhe ato data skadence të piketuara”, tha drejtoresha e AKU.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA