Modelja ‘këmbëgjatë’ ruse kërcënohet me burg për përdorim ekstremist të Instagram (fotot)

22/09/2022 16:36

Veronika Loginova ka 584,000 ndjekës në rrjetin social Instagram, të cilët i ka njoftuar të gjithë se autoritetet e Kremlinit e kanë kërcënuar me gjashtë vjet burg për mënyrën “ekstremiste” të përdorimit të llogarisë së saj online.

Komentuesja e modës dhe bukurisë Veronika është akuzuar për “aktivitet ekstremist” edhe pse nuk ka postuar ndonjëherë për çështje politike në llogarinë e saj.

Ajo ankohej: “Kjo mund t’i ndodhë gjithkujt tani – vjen një ditë kur prokurorët të trokasin në shtëpi dhe të thonë se mund të bësh gjashtë vjet burg, edhe pse unë nuk jam marrë asnjëherë me politikë që gjashtë vjet që veproj në Instagram.”

“Por megjithse nuk flitet për këto gjëra, unë do të flas. Unë jam krijuese dhe kam linjën time të veshjeve. Shkruaj gjithashtu për mbështetjen e mbrojtjen e shëndetit mendor por nuk kam prekur ndonjëherë çështje politike me dorë”.

“Ti jeton, bën foto të bukura, ndërton një biznes, ndihmon njerëzit dhe nuk ngacmon njeri, por nëse jeton në Rusi dhe ke 1 milionë ndjekës ata vijnë sërish te ti”.

Adoleshentja thotë se ka hapur faqen e saj kur ishte vetëm 15 vjeçe, dhe zotohet se nuk do të ndalet në punën e saj.

Veronika jeton në Moskë dhe thotë se nuk e do më shtetin e panikosur ku policia dhe zyrtarët e sigurisë po arrestojnë protestuesit.

Ajo shtonte: “Të gjithë mund të marrin një vizitë nga policia ose prokuroria, të cilët t’u thonë se mund të dënohen me gjashtë vjet burg se përdorin rrjetet sociale”.

“Kjo më ndodhi mua, po punoj për çështjen me avokatët e prokurorët dhe ende nuk është zgjidhur, nuk e mendoja se do të kisha nevojë për avokatë në moshën 18 vjeçare”.

FOTO GALERI
1/6
Komentuesja e modës dhe bukurisë është akuzuar për “aktivitet ekstremist” edhe pse sipas saj, nuk ka postuar ndonjëherë për çështje politike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA