Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka treguar sot gjatë fjalës së saj në Kuvend se ditën e nesërme do te ketë një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve për të diskutuar mbi pakënaqësitë e tyre.
Ajo tha se pas asaj mbledhje do të ketë vendimmarrje për disa faktorë kryesorë që janë më shqetësues për ta. Ministrja u shpreh se edhe studentëve i është ardhur në ndihmë, ku bursat kanë kapur vlerën e pagës minimale.
Kushi: Nesër kemi një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve, atyre që kanë firmosur peticionin. Vetëm për dialogun me universitetet vetëm ju nuk mund të na akuzoni. Çdo muaj takohemi me rektorët dhe është edhe vetë kryeministri ku diskutojmë e marrim vendime bashkarisht. Nuk ka pasur asnjë periudhë ku të ketë një dialog kaq intensiv. Se çfarë vendimesh do të marrim nuk mund t’jua them që tani por sigurisht do të kemi një vendimmarrje për faktorët kryesorë. Të gjithë studentët ekselentë, që marrin pjesë në olimpiada etj, do të fitojnë bursa sa paga minimale. Për të gjithë ata student që kanë mesataren mbi nëntë e që vijnë nga shtresa të caktuara. Javën e kaluar nuk isha sepse mora pjesë në samitin Global të arsimit në New York dhe ka një nevojë urgjente për transformim të sistemit arsimor kudo në botë dhe ramë dakord që arsimi duhet të jetë sektori ku të gjitha palët duhet të solidarizohen, arsimi duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Jemi shumë të hapur por jo me akuza e me baltë. Kemi edhe ligjin e arsimit parauniversitar në konsultim publik.
Top Channel