Meta sonte në “Top Story”! Kryetari i PL do flasë për protestat dhe paditë kundër tij

22/09/2022 20:17

Ilir Meta do të jetë sot i ftuari kryesor në emisionin “Top Story” në orën 21:oo në Top Channel.

Ai do t’u përgjigjet pyetjeve edhe për paditë e ngritura kundër tij në SPAKpër lobimin 700 mijë dollarë apo edhe për shpenzimet kozmetike dhe akuzat si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Meta si kryetar i Partisë së Lirisë do të flasë edhe për protestat dhe aksionin opozita, dhe nëse në këto aksione do jete vetëm apo bashkë me Sali Berishën.

Top Channel