Ish-presidenti Ilir Meta i cili është kthyer opozitar që pas përfundimit të mandatit presidencial, e quan fillim të ri rikthimin e tij.
Në intervistën me Sokol Ballën këtë mbrëmje në “Top Story”, Meta hoqi mundësinë e një koalicioni me ish-kreun e PD Lulzim Bashën.
Meta akuzoi Bashën se ka kryer akte të rënda tradhtie ndaj atdheut, teksa përmendo djegien e mandateve apo bojkotimin e Reformës në drejtësi.
“Ky është fillim i ri. Shumë i lirë jam në të gjitha kuptimet. E meritoj emrin që më ka dhënë mamaja. Vendi është nën fundrrën e një regjimi mafioz. Kolerën e do e largomë. Kush e solli është tjetër gjë, na e sollën. Me Bashën nuk bëj, ka bërë akte të rënda tradhtie ndaj Atdheut.
Lulzim Basha ishte kryetar i opozitës dhe bojkoti Reformën në Drejtësi, dogji mandatet dhe bëri gjithçka në interes të tij. Me Lulzim Bashën është mbaruar kjo. Kjo është çështje e përjashtuar. Me këta të dy nuk ka është përfunduar. Thonë që ka përdorur para ruse, është e qartë që mund të bëjë çdo gjë. Më ka gënjyer mua dhe të vetët, mund të bëjë çdo gjë”- tha Meta në Top Story.
Top Channel