Alban Shkalla 43 vjeç që prej muajit nëntor të vitit 2021 vuan nga mosfunksionimi i të dyja veshkave dhe duhet të kryej transplantim e njërës prej tyre. Që prej asaj kohe ai i nënshtrohet tre herë në javë dializës.
Duke qenë se dhuruese e veshkës është e motra, nevojiten analiza specifike për të parë përshtatshmërinë. Njëra prej tyre quhet Sintigrafi. Sintigrafia është një ekzaminim i cili i përket fushës bërthamore dhe për ekzaminimin përdoret injektimi i një substance radioaktive, me përdorim vetëm spitalor.
Që prej dhjetorit të 2021 kjo lloj substance radioaktive nuk gjendet pranë laboratorit të spitalit QSUT.
Ekziston edhe mënyra që Albani ta kryej në privat analizën kundrejt pagesës prej 34.000 lekëve të reja, por që ndihma sociale që ai merr në muaj është vetëm 11,700 lekë. Pra që të bëj analizën në privat duhet të kursej për tre muaj, pa bërë asnjë shpenzim tjetër. Por Albani është babai i 3 fëmijëve dhe në kushte të këqija ekonomike ndaj duhet ta bëj analizën në shtet. “Unë dua ta bëj këtë analizën sepse nuk dua të vdes. Shteti po më lë të vdes!” shprehet ai.
Albani së bashku me gazetarët e Fiksit i drejtohen laboratorit në QSUT për të pyetur nëse ka ardhur kjo substancë e domosdoshme dhe jetike për të. Infermierja e laboratorit pohon se ende nuk ka lëndë radioaktive për të kryer ekzaminimin Lënda mungron prej 17 dhjetorit madje edhe ata vetë që prej këtij muaji kanë që nuk punojnë. Ai thotë se edhe ata vetë që në dhjetor që nuk punojnë fare.
Por pse kjo lënde është në mungesë? Ngërçi është te ligji për prokurimet e drejtperdrejta dhe te transporti. Nuk ka asnjë kompani në Shqipëri që e fut këtë lendë radiokative. Nëse QSUT e bën vetë blerjen, ia kap shleje Kontrolli i Larte i Shtetit, pasi të arrihet marrëveshja duhet të hyjë në lojë Instituti I Fizikës Bërthmore që jep lejen e transportit e të ruajtjes.
Gazetarët u interesuan dhe morën vesh që marrëveshja është bërë parimisht me një kompani japoneze. Aktorët e marrëveshjes janë Ministria, QSUT dhe kompania japonezë IAEA. Kjo e fundit nuk lidh më marrëveshje afatshkurtra pasi nuk ka interes për kërkesën që mund të ketë QSUT. Gjithsesi aktualisht burime pranë QSUT thonë që marrëveshja është mbyllur parimisht, pritet që të sjellin lendën radiokative.
Fiksi pyeti edhe tek Qëndra e Mjekësisë Bërthamore, e cila thotë se çdo gjë varet nga drejtoria e QSUT-së, e cila është në dijeni të mungesës prej dhjetorit.
Më këtë informacion Altini i drejtohet pikërisht drejtorisë për të marrë informacion, pasi jeta e tij varet nga kjo lëndë radioaktive. Aty punonjësit i pohojnë se lënda pritet të vij nga dita në ditë, por datë të caktuar nuk ka.
Pra, drejtoria thotë se ka shpresë! Por, ende nuk ka një datë se kur kjo lëndë do të vijë në QSUT. Altini, megjithëse ka pritur plot 9 muaj, do të vijojë të presë edhe javë apo muaj të tjerë, duke iu rrezikuar çdo ditë jeta. Për të, transplanti është jetik, por megjithëse e ka gjetur dhuruesin, ai ende po sorollatet nga njëra derë në tjetrën.
Top Channel