Bandat lënë 10 të vrarë në barin meksikan mes luftës së karteleve të drogës në veri (fotot)

22/09/2022 15:56

Të paktën 10 njerëz janë vrarë dje kur sulmues të armatosur hapën zjarr në një bar të mbushur me njerëz në Meksikë.

Sulmues të armatosur me automatikë bastisën barin e bilardos të qytezës Tarimoro në shtetin meksikan të Guanajuato mbrëmjen e djeshme, çka u shoqërua me disa shpërthime eksplozivi.

Pas mbërritjes në vendngjarje policia gjeti nënë trupa të shtrirë në sallë “të mbushur me plumba”, sipas rrjetit vendas El Universal.

Tre njerëz të tjerë kishin mbetur të plagosur nga sulmi në barin  ‘El Jarras’, një prej të cilave vdiq më vonë në spital nga plagët.

Pamje të rënda janë shpërndarë në rrjetet sociale ku trupa njerëzish shihen të shtrirë përtokë teksa një shënim është lënë përtokë nga vrasësit e supozuar.

Ata kishin lënë dy shënime që supozohej se dërgoheshin nga grupi kriminal ‘Cartel de Santa Rosa de Lima’, që mori përgjegjësinë për kasaphanën.

Policia dhe Garda Kombëtare meksikane kanë nisur patrullimet për zbulimin e të dyshuarve siç ndodh rëndom pas ngjarjeve të tilla në vend.

Tarimoro, një qytezë e vogël me  36,000 njerëz, është rreth 120 milje në veriperëndim të kryeqyetit Mexico City.

Përplasjet mes karteleve të drogës e krimit janë përshkallëzuar muajt e fundit në Meksikë.

Në maj 11 njerëz u vranë në dy sulme në qytetin Celaya, gjithashtu në rajonin Guanajuato.

FOTO GALERI
1/3
Të paktën 10 njerëz janë vrarë dje kur sulmues të armatosur hapën zjarr në një bar të mbushur me njerëz në Meksikë.

Top Channel