Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj në Patos të Fierit.

Mësohet se në vendin e quajtur Oficina e Vjetër ku ka rënë zjarri, përreth ka banesa dhe puse nafte.

Zjarri i cili ndihmohet nga era e fortë , deri më tani ka djegur disa rrënjë ulliri si dhe sipërfaqe me shkurre.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit e Patosit të cilët janë në luftë me flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA