Një person që goditi me thikë për vdekje fqinjin e tij për shkak të zhurmës së motoçikletave, është dënuar me burgim të përjetshëm.
“Vrasja e njerëzve nuk është gjithmonë një gjë e keqe“, deklaroi ai para policisë së Norfolkut të Virxhinias (Shtetet e Bashkuara).
Jamie Crosbie goditi me thikë 17 herë Dean Allsop, pasi u mërzit kur djali adoleshent i viktimës ndezi motorin e një motoçiklete në prill të vitit të kaluar.
Pamjet e kamerës së policisë treguan fytyrën dhe duart e Crosbie të mbuluara me gjak pas vrasjes.
“Kjo është një gjë e mirë, jam shumë i lumtur për këtë”, tha ai.
Crosbie goditi gjithashtu me thikë partneren e viktimës, Louise Newell dhe fqinjën Kerryn Kray, të cilët kishin dalë për ta ndihmuar.
48-vjeçari, i cili u dënua për vrasje dhe plagosje me dashje, u dënua këtë të mërkurë me burgim të përjetshëm me minimalisht 28 vite.
Gjykatësi Anthony Bate gjatë seancës e konsideroi autorin si një njeri shumë të rrezikshëm.
Pas zhurmës momentale të motoçikletës, Crosbie shkoi në shtëpinë e viktimës aty ku janë konfliktuar verbalisht dhe më pas ka marrë thikën sharrë e ka kryer krimin.
Top Channel