Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë mëngjes se një dekret për një “mobilizim të pjesshëm” të Ukrainës është nënshkruar tashmë.
Si pasojë, rreth 300,000 rusë do të thirren për të luftuar.
Por çfarë thotë në të vërtetë dekreti rus?
“Mobilizimi i pjesshëm” hyn në fuqi nga sot – 21 shtator.
Ai u bën thirrje qytetarëve me përvojë të mëparshme ushtarake t’i bashkohen luftës në Ukrainë.
Dekreti thotë se kontratat për kalimin e shërbimit ushtarak të lidhura nga personeli ushtarak vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fund të periudhës së mobilizimit të pjesshëm.
Përjashtim bëjnë ata që shkarkohen nga shërbimi ushtarak për arsyet e përcaktuara me këtë dekret.
Këto janë:
Dekreti përfundon: “Ky dekret hyn në fuqi nga dita e publikimit zyrtar”.
Top Channel