Një zyrtar i Arabisë Saudite tha sonte se Rusia ka liruar 10 të burgosur të huaj lufte të kapur gjatë përleshjeve në Ukrainë, pas ndërmjetësimit të Princit Saudit të Kurorës.
Lista e të burgosurve përfshin pesë britanikë, dy amerikanë, një suedez, një kroat e një maroken, deklaronte zyrtari saudit duke shtuar se negocjatat ishin drejtuar personalisht nga princi Bin Salman.
Avioni me të burgosurit e paidentifikuar ishte nisur sot nga Rusia dhe ishte ulur në kryeqytetin saudit Riad, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Ata shpejt do të kthehen në vendet e tyre, njoftonte agjencia ‘Saudi Press Agency’, duke cituar burime të afërta me ndërmjetësimin.
Të burgosurit ishin kapur në frontin lindor të luftës në Ukrainë, në rajonin e Donbas.
“Lirimi vjen si një prioritet i princit të kurorës Mohammad bin Salman, dhe është një vijim i përpjekjeve të tij humanitare drejt krizës Rusi-Ukrainë. rezultati vjen gjithashtu pas angazhimit të dy veneve të përfshira”, shtohej në deklaratën saudite.
Top Channel