Pas SPAK në mbledhjen e Berishës/ Zef Hila: U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje në hetim

21/09/2022 14:19

Krahas ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, deputeti demokrat Zef Hila, u pa sot të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posacme.

Hila nuk dha detaje të arsyes që e cuan sot në SPAK, por sqaroi në një postim në rrjete sociale, se është thirrur nga prokurorët e posacëm si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, lidhur me një cështje në proces.

“Sot u paraqita pranë SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me një çeshtje që është në proçes. Nuk mund të jap detaje për sa shpjegova në respekt të ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proçes nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.” shkroi Hila.

Pas deklarimeve në SPAK, deputeti Zef Hila iu bashkua mbledhjes së deputetëve demokratë në selinë e PD, mbledhje e thirrur nga Sali Berisha.

Top Channel