Burri që ngriti flamurin që mbulonte arkivolin e mbretëreshës donte të kontrollonte ‘nëse ajo kishte vdekur’ (fotot)

21/09/2022 16:38

Një burrë që u arrestua kur tentoi të ngrinte flamurin e arkivolit gjatë homazheve për mbretëreshën e Britanisë, tha sot në gjyq se e bëri pasi “nuk besonte se ajo kishte vdekur vërtet”.

Muhammad Khan, 28 vjeç, kishte planifikuar gjithashtu të hynte pa leje në rezidencat mbretërore duke përfshirë pallatin mbretëror Buckingham Palace, thanë prokurorët.

Ai gjithashtu akuzohet se do të dërgonte letra për anëtarët e familjes mbretërore dhe nëse nuk merrte përgjigje prej tyre do të shkonte “për të folur vetë me mbretëreshën.

Në një tjetër zhvillim të ngjashëm, nje 52 vjeçar u arrestua gjatë homazheve të shtunën kur therriti: “Do ta nxjerr nga ai dreq arkivoli sepse ajo nuk ka vdekur”.

Kur 28-vjeçari Khan u pyet se çfarë do të bënte nëse nuk kishte sukses në tentativat e tij p[er te kontrolluar mbretereshen, ai sipas raportimeve tha se “do të vazhdonte të tentonte derisa të jetonte”.

Khan, doli sot në gjykatën e Westminster pasi mbrëmjen e të premtes duke hyrë jashtë radhe u afrua te arkivoli i monarkes i vendosur në sallë për homazhe.

Në gjykatë u tha se ai vuante nga “deluzione dhe besonte se mbreti Karl kishte të bënte diçka me vdekjen e mbretëreshës”.

Transmetimi direkt i homazheve në fundjavë u ndërpre për pak momente kur burri bëri avancimin e tij, para se të neutralizohej përtokë nga oficerët e policisë.

Khan u arrestua në vendngjarje dhe sot doli në gjykatë me akuza të prishjes së rendit publik.

Prokurori Luke Staton tha se Khan ishte mes 250,000 dashamirësve që mbanin radhë për homazhet gjatë gjithë javës në funeralin shtetëror.

“Ai doli nga radha dhe eci në drejtim të katafalkut për të kapur flamurin që mbulonte arkivolin me të dyja duart”, u tha në gjykatë.

Tentativa e Khan nuk pati sukses por gjithsesi ai nuk ishte prezent në gjykatë pasi doktorët e cilësuan të paaftë për të ndjekur procedimet.

Në një tjetër zhvillim të ngjashëm, 52 vjeçari Mark Hague, gjithashtu u arrestua gjatë homazheve në kopshtet Victoria Tower të shtunën për prishje të rendit gjatë funeralit te monarkes.

Të pranishmmit kishin dhënë alarmin kur kishin dëgjuar Hague të bërtiste: “Do ta nxjerr nga ai dreq arkivoli sepse e di qe ajo nuk ka vdekur”.

Policia tha se Hague u arrestua pasi nisi të ofendonte dhe oficerët e policisë dhe anëtarët e publikut teksa largohej nga vendngjarja.

Hague u gjobit me 120 paundë pasi kishte kryer dhe dy ditë në paraburgim.

FOTO GALERI
3/5
Ai gjithashtu akuzohet se do të dërgonte letra për anëtarët e familjes mbretërore dhe nëse nuk merrte përgjigje prej tyre do të shkonte “për të folur vetë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA