Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e filloi fjalimin e tij duke thënë se në vitin e fundit bota jonë ka përjetuar trazira të mëdha.

Këtu ai përfshiu edhe luftën në Ukrainë, duke e quajtur “brutale të panevojshme të zgjedhur nga një njeri”.

Biden tha se Rusia, një anëtar i shquar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pushtoi fqinjin e saj duke shtuar se Moska ka shkelur parimet thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Presidenti deklaroi se sot Putini ka bërë kërcënime bërthamore kundër Evropës, duke shtuar se Rusia po thërret më shumë ushtarë për të luftuar dhe se Kremlini po përpiqet të aneksojë pjesë të Ukrainës.

“Bota duhet të shohë aktet e egra ashtu siç janë”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA