Pesë persona janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë protestave që u shkaktuan nga vdekja e Mahsa Amini, e cila po mbahej në paraburgim nga policia.
Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut, e regjistruar në Norvegji që monitoron shkeljet e të drejtave në Iran, tha se pesë persona u qëlluan për vdekje gjatë demonstratave në rajonin kurd të Iranit të hënën.
Gjithashtu gjatë fundjavës u plagosën 75 të tjerë, pas protestave të dhunshme.
Protestat shpërthyen pas vdekjes së Amini , një 22-vjeçare iraniane që vdiq në Teheran, pasi u arrestua nga policia morale e Iranit javën e kaluar.
Zyrtarët iranianë thanë se Amini vdiq të premten pasi pësoi një “sulm në zemër” dhe ra në koma pas arrestimit të saj.
Megjithatë, sipas CNN familja e saj ka deklaruar se ajo nuk kishte sëmundje para-ekzistuese të zemrës..
Policia e moralit të Iranit është pjesë e zbatimit të ligjit të vendit dhe ka për detyrë të zbatojë rregullat strikte sociale të Republikës Islamike, duke përfshirë kodin e veshjes që i detyron gratë të mbajnë shami ose hixhab në publik.
Policia iraniane mohoi që ajo të ishte lënduar fizikisht gjatë kohës që ka qenë në paraburgim, sipas medias iraniane Fars News.
Zyrtarët iranianë njoftuan se të resë po i bëhet autopsia dhe rezultatet do të publikohen pas ekzaminimit nga ekspertët.
Top Channel