Ilir Meta është i qartë për gjendjen e administratës pas sulmit terrorist kibernetik të Iranit. I qartë është sipas tij edhe fakti që fajtori kryesor, që nuk është Teherani.

I gjithë shteti ka dal lakuriq. Është ekspozuar në një mënyrë të turpshme edhe që është një moment shumë i rëndë. Vetëm dorëheqja e Edi Ramës mund të rivendosë besimin e qytetarëve tek institucionet. Sepse ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. E ka marrë ai përsipër para gjithë shqiptarëve që patronazhistët po bëjnë një punë shumë të mirë”.

Për Metën vetëm largimi i Ramës dhe jo lufta ndaj hakerave, sjell siguri kombëtare.

“Vetëm dorëheqja e tij mund të rivendosë besimin te shteti dhe tek institucionet edhe te siguria kombëtare dhe siguria publike. Që të mos krijihet panik që të ruhet siguria kombëtare dhe publike akti më minimal i përgjegjësisë së tij do ishte dorëheqja, sepse ka dështuar, sepse ka gënjyer dhe ka mashtruar”.

Kreu i Partisë së Lirisë, më pas akuzoi rëndë kryeministrin se kërkoi të shkaktonte kaos edhe në banka.

 “Edi Rama duke e ditur këtë situatë prej kohësh pasi ka qenë i informuar, me 6 maj 2022 kërkoi tu impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet e-albania. Pra t’i fuste në sistemin e tij të shqepur nga ai vetë. Gjë e cila për fat të mire u refuzua prerë nga Banka e Shqipërisë dhe nga të gjithë bankat e tjera.

Meta kërkoi që hetimi në radhe të parë të jetë i brendshëm, ndaj të gjitha hallkave shtetërore që sipas tij, dështuan të ruajnë sigurinë kombëtare.

 “Prokuroria duhet urgjent të bëjë hetim të thelluar dhe serioz për evidentimin e të gjithë përgjegjësive të qeverisë dhe institucioneve të thera në lidhje me menaxhimin e sigurisë së të dhënave dhe veprimet dhe mosveprimet e qeverisë dhe çdo institucioni që kanë sjellë këtë situatë të papranueshme dhe shumë të rëndë të sigurisë publike dhe kombëtare .

Ish-presidenti Meta thotë se alarmin e ka dhënë.

“U kam dërguar edhe shkresë zyrtare institucioneve përgjegjëse për atë që ramë dakord për forcimin e e këtyre masave. Edhe pasi ka ndodhur sulmi i Ukrainës kur bëmë mbledhje ku përsëri rëndësia e forcimit te masave nga sulmet e mundshme kibernetike ka qene shume e rëndësishme dhe sigurimet nga ana e qeverise kane qene me te lartat.

Ilir Meta nuk është Kasandra, por 19 gushti pati paralajmëruar fundin e Edi Ramës.

“Edi Rama është i ikur, është çështje javësh, kaq”- thoshte Meta.

Që në gusht, kur pasojat e sulmit kibernetik nuk diheshin akoma, kreu i Partisë së Lirisë kishte parashikuar zgjidhjen.

“Në shtator kemi punë të tjera dhe do të punojmë për qeverinë teknike”- ka thënë Meta.

Top Channel