Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) Dorian Tola, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve ditë e sotme, ka shpjeguar se deri në këtë moment nuk ka asnjë informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar.
Ai tha se të dhënat sekrete në vendin tonë ruhen në servera lokalë, të cilat aplikohen me standardet e NATO-s, gjë e cila vjen me një kosto të lartë.
Alibeaj: Nuk është më sekret fakti që të dhëna sensitive të shtetit shqiptar nuk janë në duar të sigurta,nuk ka asnjë reflektim në aspektin ligjor. Do të doja një sqarim se këto janë çështje që kanë debat publik.
Spiropali: Sipas fakteve të dala në dritë nga ekspertët, jemi të vetëdijshëm që problemi nuk është i vogël, por edhe masat që janë marrë për të ruajtur të dhënat dhe për të bërë funksionale shërbimet shtetërore. Ligji është duke u diskutuar, do të kemi rast që të flasim mbi këtë ligj, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë që nga sistemi ynë po dalin në dritë sipas një aktiviteti kriminal. Ne do bëjmë maksimumin që edhe ligji të reflektojë disa pasoja që i kemi vënë re, kemi kohë se është ende në konsultim publik.
Dorian Tola: Ne i ruajmë të dhënat në serverat tonë lokalë. Ne kemi rreth 22 sisteme kombëtare që trajtojnë informacion të klasifikuar. Deri tani nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve që trajton informacion të klasifikuar të akredituar. Ruajta e të dhënave bëhet pranë DSIK mundohemi të aplikojmë standardet e NATO-s, sigurisht që vjen me kosto, sepse mbrojtja kibernetike ka kosto dhe prandaj vjen edhe centralizimi. Secili institucion e di vetë se në cilën masë të mbrojë informacionin që ka. NATO është minimum i standardeve në të gjitha vendet evropiane prandaj ne duhet ta kemi domosdoshmërish. Ne kemi reflektuar shumë në ligj duke parë përvojën e NATO-s.
Këtë të martë Komisioni i Ligjeve po diskuton Projektligjin për “Informacionin e klasifikuar”.
Top Channel