Stërvitje shqiptaro-amerikane/ Biza 22 vë në provë batalionin e këmbësorisë së lehtë

20/09/2022 12:11

Në poligonin Kombëtar të Bizës, u zhvillua një tjetër stërvitje ushtarake e përbashkët me forcat amerikane.

Për disa orë efektivët e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë demonstruan aftësitë e tyre gjatë stërvitjes Biza 22.

Tashmë ky Grup Batalion është certifikuar nga NATO si një njësi e gatshme çdo moment për tu përfshirë në operacioni atje ku do të ketë nevojë Aleanca.

“Kërkesa e Aleancës për certifikimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të saj, bëhet edhe më “imediate” sot në realitetin e ri të sigurisë, të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Mbrojtja e territoreve të Aleancës është detyra parësore e jona dhe aleatëve tanë, një detyrë të cilën, nuk na lejohet të mos e përmbushim”,u shpreh ministri Peleshi, ndërsa falenderoi aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen. Ministri i Mbrojtjes tha se, “puna e palodhur e disa ekipeve të Gardës së Neë Jersey, por edhe atashimi pranë GBKL (Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë) të një strukture speciale amerikane, SFAB (Special Force Assistance Brigade), bënë të mundur realizimin e objektivit tonë në një kohë pothuaj rekord”, tha ministri.

Arben Kingji shef shtati i ushtrisë shqiptare foli për sfidat në vazhdim të këtij Grup Batalioni.

Certifikimi me sukses nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë erdhi pas një bashkëpunimi të gjatë trajnues nga ekipeve të Gardës Kombëtare të New Jersy në SHBA.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta