Më shumë se 250,000 njerëz kryen nderimet e fundit për Mbretëreshën në ditët e hapura për publikun, sipas sekretarit të kulturës në Londër
Michelle Donelan tha për Sky News se më shumë se një çerek milioni vajtues kaluan përreth arkivolit, por shtoi se kjo ishte ishte një shifër jo përfundimtare.
Njerëzit qëndruan në radhë gjatë gjithë kohës nga e mërkura e kaluar deri në orën 6:30 të mëngjesit të djeshëm, ditën e funeralit të Mbretëreshës, për të parë arkivolin e saj në Westminster Hall.
Radha shtrihej nga parlamenti përgjatë bregut jugor të Thames dhe kaloi Tower Bridge deri në Parkun Southwark.
Një numër i madh njerëzish ndoqën gjithashtu kortezhin funeral të Mbretëreshës nëpër Londër dhe në rrugën për në një shërbim më të vogël në Kështjellën Windsor dje pasdite.
Mbretëresha u preh në një ceremoni private familjare në mbrëmje.
Kryebashkiaku i Londrës tha se rreth 80,000 njerëz ishin në Hyde Park, 75,000 të tjerë në zonat ceremoniale dhe 60,000 në South Carriage Drive.
Shifrat e përgjithshme do të jenë shumë më të larta pasi turmat u formuan pothuajse në të gjithë rrugën për në Windsor, ku Policia tha se kishin dalë 100,000 njerëz.
Pasi mbaruan të gjitha ceremonitë në nder të mbretreshës Familja Mbretërore publikoi një fotografi të paparë më parë që tregonte atë duke ecur në Balmoral në 1971.
Top Channel