Një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve është arrestuar në Tushemisht.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Në pranga ka rënë B. N., 46 vjeç, lindur dhe banues në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Pogradec, në kuadër të operacionit “Liqeni”, zhvilluar më datë 13.09.2021, në liqenin e Ohrit ku u arrestuan dy persona të cilët ishin duke transportuar 38 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, drejt Maqedonisë së Veriut.
Ai u shpall në kërkim, si bashkëpunëtor i dy personave të arrestuar.
Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.
“Për shtetasin B. N., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj shtetasit F. B., 28 vjeç, rezident në Angli. Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel