Disa imazhe që na prezantohen është e vështirë t’i besosh si të pamanipuluara.
Por grupi ICE i kërkuesve të NASA, përgjegjës për kërkimet polare, ka publikuar së fundmi disa foto mjaft interesante në rrjetet sociale. Njëra është e këtij ajsbergu që ka formën e saktë të një katrori.
Pamjet u morën nga operacioni IceBridge i NASA-s në të cilin avionët e zbulimit fluturojnë në rajonet polare të tokës dhe fotografojnë akullin ose objekte të tjera interesi aty.
Ky fenomeni veçantë thuhet se ka lidhje me efektin në raftin akullnajor Larsen C, për të cilin është folur në media dhe në 2017 kur një pjesë e tij u shkëput nga gadishulli Antarktik.
Ajsbergët kanë forma të larmishme gjeometrike, teksa ky që shikojnë është quajtur me formë ‘tabulare’, që siç e sugjeron dhe emri ka anë të thepisura dhe një rrafsh si pjesë të sipërme.
Studiuesi i akullit te NASA, Kelly Brunt e përshkruante katrorin e akullit si “disi e pazakontë,” duke shtuar se ishte ndoshta 1.6 kilometra i gjerë. Brunt bëri komentet në një intervistë me rrjetin Live Science.
Ajsbergu i njohur si B-15 besohet se është ndarë nga rafti akullit Ross në mars 2000.
Ajsbergët mund të marrin forma të ndryshe dhe më herët është regjistruar në video ndarja e një cope akulli nga Groenlanda regjistruar rreth një muaj më parë.
Fenimeni nuk është i specifikuar në të gjitha detajet prandaj herën tjetër që ju has syri një super-ajsberg në formë të pazakontë, nuk është se mendja po ju gënjen, edhe pse mund të duket e çuditshme.
Top Channel