Reperi amerikan Kanye West ka thënë së fundmi se e urren letërsinë dhe e krahasoi leximin e librave me “ngrënien e perimeve”, siç përmendin shpesh fëmijët në SHBA kur flasin për diçka “të pakëndshme”.
Reperi i famshëm edhe pse i paqëndrueshëm menderisht, foli në një intervistë me Danny Harris të premten ku ‘pa asnjë turp’ tha se nuk ka studiuar kurrë letërsinë pasi preferon “më shumë të flasë”.
“Në fakt nuk kam lexuar asnjë libër,” tha West. “të lexosh është si të hash gjethe e sallaturina për mua, kurse të flasësh është të hash ravioni me misër nga Giorgio Baldi.”
Pas publikimit të një lajmi në revistën Rolling Stone ku thuhej se prindërit kishin bërë marrëveshje mospublikimi për të regjistruar fëmijët në shkollën kristiane të West, ai ka pranuar drejtimin e institucionit të quajtur Donda Academy.
Sipas Rolling Stone, shkolla ende nuk ka marrë akreditimet e nevojshme.
Në faqen e saj të internetit thuhet se nxënësit e akademisë në Kaliforni kryejnë aktivitete shkollore si mësim arti, matematike, shkenca dhe mësime pasurimi personal për artin, filmin, kendojne ne kore muzikore etj, por ndoshta pohimi i fundit i artistit mund te beje disa prinder te ndryshojne mendje.
Top Channel